Vllaznia me mungesa

- Bota Sot

Vllaznia me mungesa

Vllaznia do ta nisë sezonin e ri në Superiore me një ndeshje ndaj Egnatias.Kështu gjithçka nis nga porta, ku duelin mes Pohls dhe Jukajt duket se momentalisht e fiton gjermani. Që do debutojë në një ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu.

Në mbrojtje po ashtu ka dilema se kush do rreshtohet mes Gurishtes dhe Bajramit në treshen e prapavijës, me zëvendës kapitenin kuqeblu që është favorit ndaj kosovarit. E ndërsa repartin e mbrojtjes e kompletojnë edhe Gjini e Kuros.

Në krahun e djathtë në rast se Gurishta aktivizohet në mbrojtje, do jetë i vendosur Mala, e teksa majtas i sigurt do jetë Jago në formacion.

Edhe në mesfushë ka surpriza përsa i përket vendosjes pasi Krymi dhe Kallaku ende nuk janë në formën e tyre ideale. Dhe në pozicionet e tyre parashikohen të jenë Dros dhe Qato, teksa repartin e kompleton edhe Qato.

Në sulm i sigurt dhe i padiskutueshëm është Bekim Balaj, ku për partnerin e 34-vjeçarit ka një rivalitet mes Kastratit dhe Mensah. Me trajnerin Martini që ka bërë prova të ndryshme në stërvitje gjatë ditëve të fundit.



Read it all at Bota Sot