Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme

- Bota Sot

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së parë të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 20:00.

 Ndërkohë që para pak minutash, klubi rrogozhinas ka rikujtuar edhe një herë tjetër tifozët për sfidën e sotme. “Nis sot sezonin kundër Vllaznisë”, shkruan Egnatia në faqen zyrtare.

Megjithatë në këtë postim, ajo që bie në sy është foto e përzgjedhur.

Aty shfaqet ish-i i Vllaznisë, Ildi Gruda, i cili u largua mes shumë polemikave nga “kuqeblutë”, të cilëve do kërkojë t’u shënojë sonte.



Read it all at Bota Sot