Allegri, para startit të Serie A: Favoriti është ai që ka fituar kampionatin e kaluar

- Bota Sot

Allegri, para startit të Serie A: Favoriti është ai që ka fituar kampionatin e kaluar

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes Milan-Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e parë të Serie A.

Cilët sheh favoritë për titullin?

"Janë tetë skuadra që mund të spikasin.

Zakonisht favoriti është ai që ka fituar kampionatin e kaluar, pastaj Interi, Roma, Fiorentina, Juventusi, Lazio.

Jemi edhe ne.

Duhet të jemi shumë të aftë në punën e përditshme, duke ruajtur ekuilibrin.

Pastaj nuk është çështje e mbrojtjes me tre apo katër, por e karakteristikave të lojtarëve. Pra, mund të luash në mënyra të ndryshme", - tha Allegri.



Read it all at Bota Sot