Granit Xhaka ka rrëfyer për herë të parë detajet e marrëveshjes që e riktheu në Premier League, këtë herë me fanellën e Sunderlandit.
Pas debutimit të tij të shkëlqyer në fitoren 3:0 ndaj Ëest Ham United, kapiteni i Zvicrës tregoi momentet që e bindën për këtë hap të madh në karrierë.
Xhaka tha se gjithçka nisi një natë vonë, teksa po përgatitej për gjumë.
“Në orën 23:00, një numër zviceran u shfaq në telefonin tim. Isha gati për të fjetur, kur dëgjova: ‘
Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Mendova se ishte shaka, pasi agjenti im ishte në Amerikë.
Pas pak minutash, agjenti më kontaktoi së bashku me drejtorin sportiv dhe Kyrilin, dhe aty e kuptova se gjërat po bëheshin serioze,” zbuloi Xhaka.
“Thashë me vete, Granit duhet ta bësh këtë. Klubi po vinte nga një situatë që më kujtoi fillimet e prindërve të mi – nga e para.
Ky pasion këtu është i sinqertë.
Nuk do të pendohem kurrë për këtë vendim, çfarëdo që të ndodhë”, theksoi reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.
32-vjeçari, tashmë i emëruar kapiten i Sunderlandit, shprehet i bindur se kjo përvojë do ta ndihmojë në fazën e re të karrierës së tij dhe synon të udhëheqë klubin drejt sukseseve të mëdha në Premier League.