Locatelli: De Bruyne dhe Modriç janë dy kampionë

- Bota Sot

Locatelli: De Bruyne dhe Modriç janë dy kampionë

Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke komentuar gjithashtu ardhjen në Serie A të kampionëve të mëdhenj si De Bruyne dhe Modriç.

Këto janë deklaratat e tij: “De Bruyne dhe Modriç janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm.

Është nder për ne italianët t’i mirëpresim, t’i sfidojmë, t’i përballojmë në fushat e Serie A.

Kam luajtur tashmë kundër tyre dhe ka shumë gjëra që do të doja t’i mësoja nga të dy, por gjëja më e bukur është të përballesh me ta”.

Kevin De Bruyne ka kaluar nga Manchester City te Napoli si transferim i lirë, ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Ai do të udhëhoqë mesfushën e kampionëve “axurr” në mbrojtje të titullit, duke formuar një partneritet të fuqishëm me Scott McTominay dhe sulmuesin Romelu Lukaku. Megjithatë, dëmtimi i Lukakut ka ngritur shqetësime për startin e sezonit.

Luka Modrić, pas një karriere të lavdishme te Real Madridi, ka firmosur me Milanin për një vit, me mundësi rinovimi. Në moshën 39-vjeçare sjell përvojën dhe mentalitetin fitues te “Djalli”, ekip që po rindërtohet nga Tare dhe Allegri.

Ardhja e De Bruyne dhe Modrić tregon se Serie A po tërheq yje në perëndim të karrierës, të cilët kërkojnë një mjedis më të ngadaltë dhe më taktiko-strategjik për ta vazhduar karrierën e tyre. Për Locatelli dhe lojtarët e rinj, kjo është mundësi e çmuar për të mësuar dhe zhvilluar në një mjedis konkurrues dhe të pasur me histori.



Read it all at Bota Sot