Markoski: Nuk ishim në nivelin e duhur kundër Bashkimit

- Bota Sot

Markoski: Nuk ishim në nivelin e duhur kundër Bashkimit

Dy ndeshje, një pikë. 

Jo mjaftueshëm për dëshirat dhe ambiciet e Rabotniçkit të Shkupit që ka gjysmë e përbërjes më shqiptarë. 
Pas barazimit pa gola në Kavadar me Tikveshin, skuadra e Bojan Markoskit u befasua nga Bashkimi i Kumanovës në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" ku regjistroi humbjen me rezultat 0:2. 

Rabotniçki  sot përballet me në Struga Trim Lum në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

"Nuk ishim në nivelin e duhur kundër Bashkimit.

Krijuam raste, por nuk i realizuam, dhe kundërshtari shfrytëzoi dy momente pakujdesie në mbrojtjen tonë.

I analizuam gabimet, do të përpiqemi të mos i përsërisim dhe shpresojmë për një ndeshje shumë më të mirë kundër Struga Trim Lum.

Kundërshtari është një nga ekipet më cilësore në ligë, por Rabotniçki duhet të tregojë potencialin dhe cilësinë e tij, të cilën jam i bindur se i kemi, pikërisht në duele të tilla. Do të luajmë më mirë dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv", tha trajneri i Rabotniçkit, Bojan Markoski.



Read it all at Bota Sot