Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale

- Bota Sot

Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Deri më 29 gusht 2025, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:

përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Nga data 23 korrik dhe deri të premten, më 22 gusht 2025, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 16,902 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 13,360, ndërkaq janë refuzuar 3,542.



Read it all at Bota Sot