Trepça “89 e Mitrovicës synon fitoren e parë në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Mitrovicasit janë përgatitur maksimalisht për përballjen me rivalin e vjetër, Lirinë e Prizrenit.
Derbi mes rivalëve të vjetër luhet nesër (16.30) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Skuadra jonë ka përmbyllur me sukses seancën e fundit stërvitore para sfidës së radhës ndaj FC Liria.
Nesër, në Stadiumin ‘Riza Lushta’, djemtë tanë do të zbresin në fushë të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë maksimumin”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
Trepça ’89 edicionin e nisi me barazim në udhëtim duke luajtur baras (1:1) me debutuesin Prizreni, ndërsa Liria ngadhënjeu me 3:1 në konak të Rilindjes 1974.