Lë Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë

- Bota Sot

Lë Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat e reja gjatë muajit shtator do t’i luajë dy ndeshje miqësore.

Një futbollist i ri do të jetë në listën e trajnerit Alban Bushi.

Bëhet fjalë për Xhezair Avduli, i cili është pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Arsimi FC.

Avduli ishte pjesë e grupmoshave të reja të Maqedonisë së Veriut, por tani ka zgjedhur Shqipërinë.

Kujtojmë që Shqipëria U21 do t’i luajë dy ndeshje miqësore të forta, ndaj Gjermanisë më 5 shtator dhe ndaj Zvicrës më 8 shtator.



Read it all at Bota Sot