Mbrojtësi i ri i Milanit: Idhulli im është Dani Alves

- Bota Sot

Mbrojtësi i ri i Milanit: Idhulli im është Dani Alves

Në selinë e Milanit u zhvillua konferenca për shtyp e dy blerjeve të reja t kuqezinjve, mbrojtësit belg Koni De Vinter dhe të riut francez Zakari Athekame.

Athekame tregoi emocionet e para kur mori kontaktin e parë nga drejtuesit kuqezinj: “Kur Milani më kontaktoi rreth tre javë më parë, u ndjeva i tronditur dhe shumë i surprizuar. Për mua ky është një klub gjigant. Dua të jap gjithçka për ekipin dhe të përmirësohem çdo ditë”.

Francezi pranoi se idhulli i tij futbollistik ka qenë gjithmonë Dani Alves, një figurë që e frymëzon në fushë: “Nuk ndiej presionin të jem këtu, përkundrazi më shtyn të jap më shumë. Dani Alvesh ka qenë gjithmonë modeli im”.

Sa i përket pozicionit në fushë, Athekame shpjegoi fleksibilitetin e tij:

“Zakonisht luaj në një mbrojtje me katër, por jam i gatshëm edhe në një sistem me pesë. Më pëlqen të jem krah i plotë në një 3-5-2, sepse më jep më shumë hapësirë për të sulmuar dhe mbrojtur”.



Read it all at Bota Sot