Dorëhiqet shefi i diplomacisë holandeze pas debati mbi sanksionet kundër Izraelit

- Bota Sot

Dorëhiqet shefi i diplomacisë holandeze pas debati mbi sanksionet kundër Izraelit

Ministri i Jashtëm i Holandës Caspar Veldkamp dha dorëheqjen sot, pas një diskutimi të pasuksesshëm mbi sanksionet e mundshme kundër Izraelit në një mbledhje të kabinetit, raportoi agjencia e lajmeve ANP.

"Shoh se nuk jam në pozicion për të ndërmarrë ndonjë hap shtesë domethënës për të ushtruar presion mbi Izraelin," tha ai, raporton KosovaPress.

Veldkamp tha dje se dëshiron masa shtesë kundër Izraelit, pasi shpalli ministrat e ekstremit të djathtë izraelitë Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich persona të padëshiruar, në korrik.

Ministri holandez tregoi se masat që ai propozoi u "diskutuan seriozisht", por u përballën me rezistencë në disa mbledhje të kabinetit.

Holanda ishte midis 21 vendeve që nënshkruan një deklaratë të përbashkët të enjten, duke e quajtur miratimin e Izraelit për një projekt të madh vendbanimesh në Bregun Perëndimor "të papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare".



Read it all at Bota Sot