Kontratë njëvjeçare ”me kusht”, zbulohet firma e veçantë që pret Kristjan Asllanin te Torino

- Bota Sot

Kontratë njëvjeçare ”me kusht”, zbulohet firma e veçantë që pret Kristjan Asllanin te Torino

Interi dhe Torino po bëjnë gati dokumentacionin për transferimin e Kristjan Asllanit te klubi i tij i ri. Futbollisti i Kombëtares shqiptare do të largohet nga zikaltrit, për të firmosur me torinezët, me një marrëveshje të veçantë.

Sipas akordit mes palëve, ai do të firmosë fillimisht një kontratë njëvjeçare, për huazimin për një sezon nga Torino.

Klubi i tij i ri ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të Asllanit, që bëhet i detyrueshëm nëse plotësohen disa kushte të veçanta gjatë këtij edicioni, duke çuar në rreth 15 milionë euro në total vlerën që do të përfitojë Interi për futbollistin.

Sipas mediave italiane, nëse Torino ushtron të drejtën e blerjes së kartonit në mbyllje të sezonit, do të hyjë në fuqi edhe pjesa tjetër e marrëveshjes së Asllanit me klubin e ri, për një kohëzgjatje trevjeçare pas edicionit në fjalë ku ai është në huazim.



Read it all at Bota Sot