E gjithë vëmendja do të jetë në aksin Ballsh – Elbasan

- Bota Sot

E gjithë vëmendja do të jetë në aksin Ballsh – Elbasan

Sezoni i ri i Superiores ngriti siparin ditën e djeshme me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, përballje që u fitua nga shkodranët me shifrat 2-0. Ndërkohë ditën e sotme do të vazhdohet me 2 ndeshje të tjera, që janë të vlefshme për javën e parë.

E gjithë vëmendja do të jetë në aksin Ballsh – Elbasan.

Në “Adush Muça në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Bylis dhe Tirana. një duelm ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren për ta nisur siç duhet kampionatin.

Ndërkohë në orën 20:00 të gjithë do të jemi sy e veshë nga “Elbasan Arena”.

Elbasani do të presë Flamurtarin për të zhvilluar mes tyre një ndeshje mjaft të luftuar dhe spektakolare. Kjo sfidë do të shënojë edhe rikthimin e vlonjatëve në elitë pas 5 vitesh, duke i dhënë kampionatit një tjetër bukuri..



Read it all at Bota Sot