Theo Hernandez nuk e harron Milanin

- Bota Sot

Theo Hernandez nuk e harron Milanin

Theo Hernandez nuk e harron Milanin, dhe nuk mund të ishte ndryshe.

Mbrojtësi francez ka qenë për një kohë të gjatë titullar në krahun e majtë të kuqezinjve, duke shënuar gola dhe dhuruar asistime për shokët e skuadrës.

Tani fillon një aventurë e re në Arabinë Saudite, pasi u transferua tek Al-Hilal në korrik, megjithatë dëshmon kujdes dhe afeksion për ish-skuadrën e tij.

Mbrojtësi ka publikuar një urim në profilin e tij “X” për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që sonte do të zbresë në fushë kundër Cremonese për javën e parë të Serie A: “Fat të mbarë për sezonin 2025-2026 të Serie A!”



Read it all at Bota Sot