Andre Onana pritet të qëndrojë te Manchester United, pavarësisht pasigurive për të ardhmen e tij.
Kamerunasi do të luftojë për pozitën e titullarit pavarësisht angazhimit të klubit për të blerë portierin e Royal Antwerp, Senne Lammens, sipas Daily Mail Sport.
Është përfolur shumë për situatën e tij në “Old Trafford” për shkak të formës së tij të luhatshme.
Trajneri Ruben Amorim është treguar i vagët në deklarimet e tij publike për 29-vjecarin.