Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

- Bota Sot

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të vdekjeve.

Sipas autoriteteve lokale, në vend pati 20 ditë rresht vdekje në periudhën 27 korrik-15 gusht, që në total ishin 1.331 vdekje, një rritje relative me 25 për qind.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin, vdekjet e tepërta u verifikuan në të gjitha rajonet e vendit, por kuota më e lartë u regjistrua në rajonet veriore, qendrore dhe atë jugore të Alentehos.

Zyrtarët deklaruan se temperaturat e larta ishin faktori kryesor, që shkaktuan dehidratim dhe rënduan sëmundjet kronike, sidomos ato kardiovaskulare dhe respiratorë tek personat e cënueshëm.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë gjithashtu se numri i lartë i vdekjeve u konstatua në radhët e të moshuarve.

Gjithashtu, nga 34 ditët me numrin më të lartë të vdekjeve, të regjistruara në korrik dhe gusht, 29 prej tyre u verifikuan tek grupmosha mbi 70 vjeç.

Autoritetet thanë se kategoria nga 75 vjeç e sipër, të prekur nga sëmundje dhe nga kapacitetet e ulëta të reagimit ndaj të nxehtit, ishin më të prekurit.

Muaji korrik rezultoi më kritiku, me dy faza të nxehti ekstrem, 1 me 9 dhe 25 me 31 korrik.

Instituti portugez për Detin dhe Atmosferën konfirmoi se ishte korriku i nëntë më i nxehtë që prej vitit 1931, me temperaturat që u rritën me mbi 3 gradë Celsius mbi mesataren mujore.



Read it all at Bota Sot