Pedro i Chelsea-s: Kemi forcë dhe unitet të jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Pedro i Chelsea-s: Kemi forcë dhe unitet të jashtëzakonshëm

Chelsea ka marrë një fitore mbresëlënëse mbrëmë në “London Stadium”, duke përmbysur West Hamin me shifrat 5-1.

Një nga protagonistët e takimit, Joao Pedro, foli pas ndeshjes duke theksuar forcën dhe unitetin që po shfaq skuadra e tij.

“E nisëm ndeshjen duke pësuar një gol, por treguam unitetin tonë për ta përmbysur,” tha sulmuesi brazilian.

“Ne e njohim fuqinë tonë. Që nga fillimi kemi menduar vetëm për fitoren. Edhe pse Cole Palmer mungoi, Estevao Willian tregoi cilësitë e tij. Është mirë të kesh një ekip me kaq shumë lojtarë të ndryshëm që mund të shënojnë”, theksoi Pedro.

Pedro e cilësoi këtë fitore si vendimtar për vazhdimësinë e skuadrës.

“Fitorja e parë jashtë fushe është shumë e rëndësishme për ne. Kjo na jep besim për sfidat e ardhshme. Mund të ndodhë të pësojmë një gol, por me besim dhe forcë mund ta ndryshojmë ndeshjen”, ka theksuar braziliani.

Ai foli edhe për raportet e veçantë me tifozët e skuadrës së tij.

“Jam nga Brazili dhe e di sa i rëndësishëm është raporti mes lojtarëve dhe tifozëve. Ne gjithmonë do të japim 100 për qind për t’i bërë ata të lumtur. Jam shumë i lumtur të luaj përpara tyre dhe t’u tregojmë cilësinë tonë,” përfundoi Pedro.



Read it all at Bota Sot