Edhe pse drejtuesit e Shtutgart kishin vendosur një afat për transferimin e tij, Nick Woltemade shpreson ende që të largohet nga klubi në fjalë.
Shtutgart në bisedimet me Bayern-in kishte bërë me dije se pas Superkupës së Gjermanisë, takim ky i luajtur më 16 gusht, nuk do të bisedonte më me asnjë klub për të shitur lojtarë.
Por tani edhe pse ky afat ka kaluar duket se ende asgjë nuk ka përfunduar pasi sulmuesi 23-vjeçar ka ende shpresë që të largohet me destinacion Mynihun.
Sipas medieve gjermane Woltemade nuk ka pranuar që të ulet në bisedime me Shtutgartin për të diskutuar për rinovimin e kontratës aktuale, e cila i skadon në 2028-ën.
Lojtari ka vendosur që të provojë aftësitë e tij në një klub më të madh dhe ka vendosur kështu skuadrën e Shtutgart përballë një zgjedhjeje të fortë.