Roma e nis kundër Bolonjës

- Bota Sot

Roma e nis kundër Bolonjës

Trajneri i Romës, Xhan Piero Gasperini, shprehu keqardhje për dëmtimin e Leon Beilit, i cili pësoi një lëndim të papritur gjatë stërvitjes së parë me ekipin. Ai e konsideroi këtë një situatë të vështirë dhe të paparashikueshme.

Sa i përket Xhejdon Sanço, Gasperini theksoi se tregu i transferimeve është gjithmonë i paparashikueshëm dhe se fokusin e ka tek ndeshjet e kampionatit, sidomos ndaj Bolonjës. Për Lorenco Pelegrini, trajneri shprehu se lojtari mund të largohet nëse gjen një zgjidhje të përshtatshme.

Klubi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe Pelegrini ka nevojë të luajë për të arritur objektivat e tij, përfshirë grumbullimin në Kombëtare.

Gasperini foli edhe për Paulo Dibalan, duke theksuar se ai po rikuperohet mirë, por ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota.

Lojtarët e rinj të ekipit po tregojnë potencial dhe gatishmëri për të kontribuar, ndërsa trajneri nënvizoi se Roma e këtij sezoni është një ekip i ndryshëm dhe do të duhet kohë për të parë forcën e saj të vërtetë.



Read it all at Bota Sot