Santiago Gimenez duket se nuk dëshiron të largohet nga Milani, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.
Sulmuesi meksikan, i transferuar në “San Siro” gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2025, ka lënë të kuptohet se është i fokusuar vetëm te sezoni i ri i Serie A.
Në ditët e fundit, emri i Gimenez është lidhur me një largim të mundshëm, pasi Milani është afër të kompletojë dy afrime të mëdha në repartin ofensiv.
Victor Boniface ka kryer tashmë pjesën e parë të vizitave mjekësore të premten dhe pritet të firmosë kontratën ditën e sotme. Përveç tij, kuqezinjtë po negociojnë edhe me Sporting CP për v Harder, një tjetër qendërsulmues që mund të bashkohet me skuadrën.
Ky skenar ka ngritur dyshime për të ardhmen e Gimenezit, i cili mund të përfshihet në shitje për t’i hapur vend afrimeve të reja.
Megjithatë, meksikani ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë një përgjigje të qartë
“E vetmja e vërtetë është që Serie A rikthehet nesër dhe do të jetë një sezon i pabesueshëm,” shkroi ai në X.
Milani do të nisë kampionatin sonte në “San Siro” kundër Cremoneses, dhe Gimenez pritet të marrë rolin titullar në sulm për shkak të mungesës së Rafael Leaos, i cili është i lënduar.