Fisnik Asllani po tregon formën e lartë edhe në nivelin e elitës së futbollit gjerman.
Reprezentuesi i Kosovës, Asllani, ka shënuar në minutën e 25-të për Hoffenheimin në Leverkusen.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6-të me golin e futbollistit Quansah.
Asllani ishte protagonist i barazimit (1:1).
Goli i parë në Bundesliga dhe kundër Bayerit.
Ndeshja është baras (1:1) dhe po luhet pjesa e parë.