Polakët kundër pjesëmarrjes në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

- Bota Sot

Polakët kundër pjesëmarrjes në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Shumica  e polakëve janë kundër pjesëmarrjes në një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse në Ukrainë, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e sondazheve “SW Research”, i publikuar sot.

Sondazhi, i porositur nga gazeta “Rzeczpospolita”, tregoi se 61,1% ishin kundër, 17,3% pro dhe 21,6% të pasigurt për një vendosje të mundshme trupash.

Anketimi  u zhvillua me 800 të anketuar të martën dhe të mërkurën.

Në Evropë ka muaj që zhvillohet një debat për një mundësi vendosjeje të forcave paqeruajtëse në rast të një armëpushimi në Ukrainë.

Në shkurt, kryeministri polak Donald Tusk përjashtoi përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake, por ofroi mbështetje logjistike dhe politike.

Polonia ndan një kufi mbi 500 kilometra me Ukrainën.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në korrik Polonia po strehonte rreth një milion refugjatë ukrainas, duke u renditur e dyta pas Gjermanisë me 1,2 milionë.



Read it all at Bota Sot