Bledi Shkëmbi: Janë 3 pikë që na gëzojnë

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi: Janë 3 pikë që na gëzojnë

Bledi Shkëmbi ka bërë një start të mrekullueshëm në ndeshjet e Ligës së Parë të Maqedonisë, duke regjistruar tre fitore nga po aq ndeshje. Ai foli edhe për fitoren e fundit ndaj Rabotniçkit…

“Fitore 2:0 ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër edhe dominuam në tërësi për gjatë 90 minutave. Ishte ky tre pikëshi i tretë këtë edicion dhe i dyti para tifozëve tanë, që sërish mbetën të kënaqur me performancën e skuadrës, që nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet edhe më shumë”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

“Ishte një ndeshje, në të cilën dominuam që nga minuta e parë.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi në fillim të intervistës.
“Janë 3 pikë që na gëzojnë dhe na bëjnë të punojmë akoma edhe më shumë dhe me besim për rezultatet që duam ti arrijmë” –
deklaroi Shkëmbi, i cili pranon se skuadra duhet të përmirësohet në finalizimin e rasteve.

Kujtojmë, përkundër rasteve të shumta që kishin si skuadër, që të dy golat erdhën në fund të dy pjesëve.

“Pavarësisht se shënuam golat në minutat e fundit, mendoj se kishim mundësi të tjera për të shënuar edhe më herët. Duhet të rregullojmë finalizimin, me qëllim që rastet e krijuara ti shndërrojmë në gola”. – tha Shkëmbi.



Read it all at Bota Sot