Skuadra e Llapit të Podujevës është përforcuar me futbollistin Rion Zejnullahu.
Ky futbollist ka zhvilluar karrierën në klubet zvicerane dhe në Rumani.
“Rion Zejnullahu bashkohet me Llapin për edicionin 2025/26.
KF Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Rion Zejnullahu, i cili do të jetë pjesë e ekipit tonë për edicionin 2025/26.
Anësori i majtë, i cili ka zhvilluar karrierë në klube të njohura si Grasshopper Club Zürich, FC Ëinterthur, FC Luzern, Schaffhausen II dhe CFR Cluj, pritet të sjellë përvojë dhe kualitet shtesë në skuadër.
Zejnullahu ka nënshkruar kontratë për këtë edicion, me opsion për rinovim edhe për sezonin e ardhshëm”, njofton KF Llapi.