Mbrojtësi i Bylisit, Fabjan Përndreca u zgjodh lojtari më i mirë i duelit ndaj Tiranës.
Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, 19-vjeçari deklaroi:
“E kam parë veten shumë mirë. Jemi stërvitur shumë, kemi punuar.
Sot nuk na deshi fati që të shënonim.
Ndeshjen tjetër do të shtrëngohemi më shumë, që tia dalim. Sot duhet të luanim më fortë.
E bëj më mirë fazën mbrojtëse sesa sulmuese. Varet edhe nga taktika që jep trajneri. Më e mira është që të ndihmoj ekipin në fazën sulmuese”, u shpreh Fabjan Përndreca.