Milani nuk startoi ashtu siç pritej në Serie A.
Milani është befasuar në “San Siro” nga Cremonese në kuadër të javës së parë.
Cremonese ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Milanit.
Milani habiti të gjithë me rezultat në hapje të edicionit të ri.
AC MIlani ka drejtor sportiv Igli Tare, ish futbollistin e shquar shqiptar.
Futbollisti Ardon Jashari debutoi për Milanin.
Ai është futur në lojë në minutën e 74-të duke e zëvendësuar yllin kroat, Luka Modriçin.
Për Milanin shënoi Pavlloviq (45’+1) dhe për Cremonesen Baschirotto (28’) e Bonazzoli (61’).
Cremonese kthehet me tre pikë të mëdha.