Për Myrto Uzunin e mbrëmshmja ishte natë magjike në aspekt personal.
Ai arriti të shënojë gol dhe të asistojë në humbjen e skuadrës së tij, Austin në transfertën me Montrealin.
Në minutën e 40′, sulmuesi i Kombëtares ndodhej në zonën e portierit teksa mori një pasim shumë të mirë për të dërguar topin në rrjetë.
Në të 77′ pas një kundësulmi të skuadrës së tij, beratasi i nxjerr një top fantastik në zonë Volfit, i cili nuk gabon për të dërguar shifrat në 3-2.
Kështu u mbyll dhe ndeshja e vlefshme për javën e 26-të në MLS.