Shkëndija - Arsimi, çegranasit: Le të të jetë festë futbolli në Tetovë

- Bota Sot

Shkëndija - Arsimi, çegranasit: Le të të jetë festë futbolli në Tetovë

Sot (e diel) me fillim prej orës 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, Shkëndija e pret Arsimin e Çegranit, në ndeshjen e vetme të ditës së diel, e cila luhet në kuadrin e javës së tretë.

Shkëndija është favorite e madhe dhe dëshiron vetëm fitore, tre pikë dhe asgjë tjetër.

Trajneri Beqiri me siguri do të kombinojë skuadrën në mënyrë që të pushojë lojtarët më të mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets, më 28 gusht.

Në anën tjetër, Arsimi si debutues në elitën e futbollit do të mundohet të bëjë ndonjë befasi në Tetovë. Arsimi fitoi një pikë kundër Bashkimit në Kumanovë, por në takimin e dytë me Struga TL pësoi humbje në fund me rezultat 2-1.

“Le të jetë festë futbolli për tu shijuar nga të gjithë tifozët e shikuesit”, porosisin nga KF Arsimi.

Ndeshja fillon në orën 17:00.



Read it all at Bota Sot