Sulmuesi Angel Di Maria padyshim është një nga legjendat e futbollit.
Pasi u largua nga Benfika, ai u rikthye aty ku filloi gjithçka, në Rosario Central. Në “El Clasico” kundër Newell’s Old Boys, ai realizoi një vepër arti në minutën 82-të.
Një faull nga Martin Fernandez çoi në një goditje dënimi direkte për Central. Rreth 20 metra larg portës së Neëell, Di Maria me një goditje me të majtën shënoi gol mahnitës duke shtangur portierin kundërshtar, Juan Espinola, i cili u dekurajua pasi nuk arriti t’i përgjigjej goditjes së dënimit të shkëlqyer.
Një gol i ngjashëm me PlayStation, pothuajse i telekomanduar me një levë kontrolli, që ia vlente ta shihje vazhdimisht.
Dhe më pas kampioni i Botës hoqi fanellën dhe festoi golin me tifozët në stadium.
Rikujtojmë që në 6 ndeshje me Rosario, sulmuesi i Argjentinës ka realizuar 3 gola.