Murati: Jemi në moment pozitiv pas sukseseve në Evropë

- Bota Sot

Murati: Jemi në moment pozitiv pas sukseseve në Evropë

Shkëndija të dielën në Tetovë takohet me Arsimin e Çegranit, derisa për mediat ka folur mbrojtësi, Mevlan Murati. 

Ndeshja Shkëndija-Arsimi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00. 

Mevlan Murati, tha: “Atmosfera është shumë e mirë, pasi vimë nga ndeshje shumë të mira në Europë dhe me suksesin që e arritëm në Kupat e Europës dhe vazhdojmë të bëjmë suksese tjera, besoj që çdo gjë është në vijën e duhur, por nga ana tjetër e kemi edhe kampionatin, ku e kemi filluar shumë mirë me dy fitore.

Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Arsimit dhe për të marrë tre pikët e radhës”.

Arsimi…

Mevlan Murati: “Me aq sa kemi ndjekur dhe analizuar Arsimin, është një ekip stabil, i mirë, sidomos tani që u inkuadruan në Ligën e Parë. Por, për ne janë objektiv vetëm tre pikë dhe asgjë tjetër”.

Lodhja…

Mevlan Murati: “Lodhja ekziston çdo herë edhe në kampionat edhe në Kupat e Europës. Megjithatë ne jemi të fokusuar në çdo kompeticion dhe japim maksimumin në çdo ndeshje, për fat të mirë jemi të gjithë lojtarët së bashku dhe pavarësisht një apo dy mungesave, përsëri jemi një grup shumë i mirë, ku kemi treguar se mundemi edhe më shumë”.

Publiku…
Mevlan Murati:
“Shpresoj të japim maksimumin nga ana jonë për të arritur rezultatin pozitiv. Shpresoj ta kënaqim edhe publikun, pasi jemi në rrugën e duhur dhe besoj që do ta vazhdojmë këtë rrugë”.



Read it all at Bota Sot