Futbollisti i kombëtare së Kosovës, Fisnik Asllani, është plot gëzim dhe krenar pasi shënoi golin e tij të parë në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit.
Gjermanët mbeten pa tekst me paraqitjen brilante të Asllanit në hapje të Bundesliga I.
Sulmuesi 23-vjeçar fillimisht shënoi golin e barazimit para se të asistonte për Tim Lemperle për golin e fitores 2:1 të Hoffenheim ndaj Bayer Leverkusenit.
Pas ndeshjes, Asllani e bëri të qartë se sa shumë do të thoshte për të goli i tij i parë në Bundesligë.
"Kam pritur shumë, shumë gjatë për këtë moment, sepse në vitet e kaluara gjërat nuk shkuan mirë për mua.
Kjo është arsyeja pse është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time.
Shënimi i golit tim të parë në Bundesligë më bën vërtet jashtëzakonisht krenar", tha Asllani për “Sky”.
"Jam jashtëzakonisht i lumtur. Pas dy vitesh, të kthehem këtu dhe të arrij menjëherë një fitore kaq të mrekullueshme jashtë fushe e në Leverkusen në ndeshjen e parë është një ndjenjë e mrekullueshme", shtoi ai para se të theksonte se fitorja e Hoffenheim u arrit mbi forcën kolektive.