Partizani dhe Vora do të zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në Superiore.
Të kuqtë e mbyllën vjet në vendin e katërt dhe arritën kualifikimin në Ligën e Konferencës.
Aventura e tyre nuk zgjati shumë pasi u eliminuan që në raundin e parë. Gjatë kësaj merkato ka pasur shumë ndryshime që nga trajneri, stafi dhe lojtarët.
Nga ana tjetër Vora u ngjit në Superiore si kampione e Kategorisë së Parë. Arian Bellai bëri një punë fantastike me vorakët dhe tashmë janë gati të rivalizojnë me skuadrat e elitës.
Ndeshja pritet të jetë e balancuar, por gjithçka pritet të ndodhë që nga ora 20:00 në “Arena e Demave” në mbrëmje.