Kosova e Zvicra e dojnë me çdo kusht, futet edhe Shqipëria! E pabesueshme

- Bota Sot

Kosova e Zvicra e dojnë me çdo kusht, futet edhe Shqipëria! E pabesueshme

Talenti shqiptar Leon Avdullahu ka marrë ftesë nga Kombëtarja  shqiptare për ndeshjet e shtatorit, duke shkaktuar “zhurmë”.

Në “luftë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit janë edhe dy kombëtare të tjera, Kosova dhe Zvicra.

Deri tani, Avdullahu është aktivizuar më U-21 e Zvicrës, por nuk e ka bërë hapin final për të marr ftesën te “helvetët”. Edhe “Dardanët” janë shumë të interesuar për të marrë në gjirin e tyre Leon Avdullahu.

Lojtari në fjalë aktualisht luan me Hoffenheim në Bundesligë, ku u aktivizua për 90’ ndaj Bayer Leverkusen, teksa zhvilloi paraqitje pozitive.

Aftësitë e tij vlerësohen shumë, ndërsa sipas “Transfermarkt” kushton 10 milionë euro.



Read it all at Bota Sot