Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, klubi kupton gabimin

- Bota Sot

Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, klubi kupton gabimin

Nelson Veiper ishte mungesa e bujshme e Mainz, që humbi në transfertën e Rosenborg.

Sfida e parë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencs u fitua 2 me 1 nga rivalët e Mainz.

Veiper nuk ndodhej as në stol, ndërsa ky vendim u raportua si “hakmarrje”, pasi rinovimi i kontratës ka munguar. Mainz pret sot Këlnin në Bundesligë.

Dhe Veiper është rikthyer si alternativë, ndërsa qëndron i gatshëm në stol. Ky vendim në Gjermani shikohet edhe si sinjal, që palët po shkojnë drejt rinovimit të kontratës.

Kujtojmë se Veiper akoma nuk ka vendosur përfundimisht, nëse do përfaqësojë Shqipërinë apo Gjermaninë. Fakt është se 20-vjeçari konsiderohet me të ardhme të ndritur.



Read it all at Bota Sot