Incident mes shqiptarëve dhe maqedonasve në ndeshjen e futbollit!

- Bota Sot

Incident mes shqiptarëve dhe maqedonasve në ndeshjen e futbollit!

Dueli midis skuadrës maqedonase Bregallnica dhe asaj shqiptare Shkupit në garën e pionierëve u shënua nga një incident i rëndë.

Mbetet të shihet se kush ishin shkaktarë të këtij incidenti.

Sipas mediumit maqedonas “Ekipa”, ku shkruan: “Një pjesë e shikuesve që simpatizon Shkupin hyri në fushë para përfundimit të ndeshjes dhe sulmoi disa lojtarë të ekipit pionier të Bregallnicës, pas së cilës dy lojtarë përfunduan në spital, raporton Sakamdakazam”.

“Incidenti ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes së fëmijëve të lindur në vitin 2010, në momentet kur rezultati ishte 2:1 për Bregallnicën.

Shpërtheu një përleshje e përgjithshme, pas së cilës dy futbollistë vendas me lëndime të rënda u transferuan në spitalin në Shtip, dhe policia ndaloi sulmuesin kryesor, dhe kundër tij do të ngrihen akuza”.

Ky është një tjetër incident në serinë e kategorive të të rinjve. Vitin e kaluar pati një incident në Ligën e Fëmijëve, gjatë të cilit FFM vendosi të ndalojë praninë e spektatorëve në ndeshjet nga rajoni verior në Ligën e Fëmijëve.



Read it all at Bota Sot