Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve

- Bota Sot

Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve

Pavarësisht se ka bërë 4 transferime të bujshme këtë merkato, me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono, Real Madrid nuk është ende ai ekipi i “frikshëm” dhe që pret të fitojë çdo trofe të mundshëm.

“Marca” raporton se Florentino Perez po punon për të mbyllur transferimin e tre yjeve, ardhja e të cilëve mund ta bëjë Real Madridin vërtet një ekip i pathyeshëm. Emri i parë është Vitinha, transferimi i të cilit do kushtonte të paktën 100 milionë euro.

Dy përforcimet e tjera pritet të jenë në qendrën e mbrojtjes, për ta “blinduar” njëherë e mirë këtë repart. Emri i parë është Ibrahima Konate, i cili pritet të vijë falas verën e ardhshme, pasi i mbaron kontrata me Liverpool. Emri i dytë është një objektiv i vjetër i Real Madrid, William Saliba, kartoni i të cilit do kushtonte 80-90 milionë euro.

Sigurisht që transferimi i këtyre tre emrave duket i pamundur këtë merkato, pasi ka shumë pak ditë në dispozicion, por verën e ardhshme, gjithçka mund të ndodhë.



Read it all at Bota Sot