Pogradeci dhe Lushnja kanë mbyllur javën e parë të Kategorisë së Parë me një barazim pa gola mes tyre në fushën e “liqenorëve”.
Pogradeci vinte në këtë sfidë me statusin e pretendentit pasi me investimet e bëra dhe me afrimet me emër, pritet të jetë një nga skuadrat që do të luajë për ngjitjen në elitë.
Por Lushnja u tregua shumë e aftë që të ndalte ofensivën e pogradecarëve të cilët kishin kontrollin e lojës dhe krijuan më shumë raste, por pa ia dalë të tundin rrjetën.
Ndaj edhe dueli mes dy ekipeve u mbyll me një barazim pa gola që u shkon më shumë për shtat miqve të cilët morën pikë në një fushë të vështirë.