FC Shkupi distancohet

- Bota Sot

FC Shkupi distancohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes pionierëve të Bregallnicës dhe Shkupit.

Gjatë kësaj ndeshje ka pas përleshje në fushë, raportohet se kanë hyrë disa shikues.

“FC Shkupi përmes kësaj komunikate dëshiron të informojë opinionin publik se distancohet plotësisht nga ngjarjet josportive që kanë ndodhur në qytetin e Shtipit, gjatë një ndeshjeje të moshave.

Futbolli nuk është dhe nuk duhet të jetë arenë konfrontimesh fizike, por një fushë ku ballafaqohen talenti, taktikat dhe mentaliteti sportiv.

Si klub me traditë dhe histori të gjatë në vendin tonë, FC Shkupi apelon që kjo situatë të tejkalohet dhe incidente si ky të mos përsëriten në të ardhmen. Fryma e fair-play-it dhe dashuria për futbollin duhet të jenë gjithmonë mbi gjithçka tjetër. 

Njëkohësisht, ne apelojmë tek të gjitha organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në bazë të materialeve dhe fakteve, duke siguruar që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të përballen me ligjin dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

FC Shkupi mbetet i përkushtuar në kultivimin e sportivitetit, respektit dhe vlerave të shëndosha që futbolli duhet të përfaqësojë”, reagon Florim Mucha – CEO FC Shkupi 1927.



Read it all at Bota Sot