Kosova e Dusseldorfit gjen fitoren e parë në edicionin e ri

- Bota Sot

Kosova e Dusseldorfit gjen fitoren e parë në edicionin e ri

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka importuar tre pikë të mëdha në kuadër të javës së dytë të Landesligas. 

Tre pikë me peshë të madhe për skuadrën kuqezi e cila synon kreun e tabelës.

“FC Kosova Düsseldorf shkruan fitoren e parë të sezonit me një paraqitje të fortë dhe plot zemër si mysafir kundër FC Remscheid.

Rezultati përfundimtar: 0:1!

Astrit Hyseni ishte heroi i ndeshjes duke shënuar golin vendimtar që na solli 3 pikë të arta.

Kjo fitore është vetëm fillimi – me punë, disiplinë dhe unitet do të vazhdojmë të luftojmë për objektivat tona!”, njofton FC Kosova.
Kosova renditet në vend të tetë me 3 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot