Skuadra gjermane habit me vendim për Leart Paçaradën

- Bota Sot

Skuadra gjermane habit me vendim për Leart Paçaradën

Sezonin e kaluar Leart Paçarada ishte një prej figurave kyçe të Koln.

Mbrojtësi i majtë i Kosovës luajti rregullisht si titullar dhe kontribuoi ndjeshëm në sigurimin e rikthimit të klubit në Bundesligë.

Por vetëm pak javë pas këtij suksesi, emri i tij është në listën e lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit të ri, Lukas Kwasniok.

Sipas gazetës gjermane Kölnische Rundschau, Paçarada është larguar nga grupi kryesor së bashku me dy lojtarë të tjerë dhe tani stërvitet individualisht.

Vendimi erdhi befasisht për 30-vjeçarin dhe njerëzit që e rrethojnë, të cilët e kanë cilësuar qasjen e klubit si zhgënjyese.

“Jemi të zhgënjyer me mënyrën se si klubi i trajtoi gjërat”, deklaroi menaxheri i Paçaradës.



Read it all at Bota Sot