Regi Lushkja prezantohet tek të kuqtë

- Bota Sot

Regi Lushkja prezantohet tek të kuqtë

Regi Lushkja tashmë është lojtari më i ri i Ligës së Parë persiane.

Mesfushori që bëri një sezon të mrekullueshëm me Egnatian, është transferuar tek ekipi i Traktorit.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra persiane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, Regi Lushkja u prezantua tek Traktori.

“Magjia shqiptare në mesfushën e Traktorit, mirë se vjen në Traktor, Regi”, shkruan klubi persian në rrjetet sociale. Lushkja ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Traktorit. 



Read it all at Bota Sot