Skuadra shqiptare nuk ia del në Podgoricë, por mbetet lidere në Kampionatin e Malit të Zi

- Bota Sot

Skuadra shqiptare nuk ia del në Podgoricë, por mbetet lidere në Kampionatin e Malit të Zi

Derbi i javës së katërt të Kampionatit të Malit të Zi në futboll, është luajtur në Podgoricë mes skuadrës malazeze Buduçnosti dhe asaj shqiptare Deçiqi nga Tuzi.

Kampioni i Malit të Zi shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj fituesit të Kupës. 

Goli i parë u shënua pas shtatë minutash lojë në pjesën e parë, dhe i dyti pas shtatë minutash lojë në pjesën e dytë

Ivan Bojoviq (7’) e Llazar Mijoviq (52’) – shënuan për skuadrën nga Podgorica. Deçiqi pas tre fitoreve njoftohet me humbjen e parë.

Deçiqi kryeson me 9 pikë, pasojnë Sutjeska e Buduçnosti, secila nga 7 pikë.



Read it all at Bota Sot