Real Madridi shënoi fitoren e dytë në Kampionatin e Spanjës.
Reali pa problem ngadhënjeu në konak të Oviedos me rezultat 2:0.
Gjithçka ishte në regji të Kylian Mbappes, i cili shënoi në minutën e 37-të dhe të 83-tën.
Në golin e parë asistoi Guler e në të dytin Vinicius.
Tri skuadra kanë nga 6 pikë, Villareali kryeson, pasojnë Barcelona e Reali dhe Oviedo është në vend të 19-të me 0 pikë pas javës së dytë.