Lavrov: Zelensky nuk është më përfaqësues legjitim i Ukrainës! Reagon Kievi: Pretendime absurde

- Bota Sot

Lavrov: Zelensky nuk është më përfaqësues legjitim i Ukrainës! Reagon Kievi: Pretendime absurde

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka ndezur një tjetër përplasje diplomatike mes Moskës dhe Kievit, duke deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk është më” përfaqësuesi legjitim i vendit të tij. Sipas Lavrov, ky pretendim mbështetet në faktin se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u shtynë vitin e kaluar për shkak të ligjit ushtarak.

“Kur të vijë momenti për të nënshkruar dokumente, të gjithë duhet të jenë të qartë se personi që firmos është përfaqësues legjitim,” tha Lavrov, duke shtuar: “Sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky aktualisht nuk është legjitim.”

Reagimi nga pala ukrainase nuk vonoi. Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha, hodhi poshtë deklaratat e Lavrovit duke i quajtur “absurde”.

“Nuk ka asgjë më absurde se sa një leksion mbi legjitimitetin nga dikush që është ulur në të njëjtin post prej 21 vitesh, në shërbim të një njeriu që qëndron në pushtet prej më shumë se 25 vitesh,” deklaroi Sibikha, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Duke vijuar kritikat, ai shtoi: “Nuk është legjitime që Rusia të flasë për legjitimitet.” Sipas tij, “deklarata të tilla të shkëputura nga realiteti tregojnë qartë se Moska refuzon çdo përpjekje për paqe.”



Read it all at Bota Sot