Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan

- Bota Sot

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.

Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.



Read it all at Bota Sot