Kevin De Bruyne ka zbuluar se i përfshiu fëmijët e tij në vendimin për tu bashkuar me Napolin pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn. Ylli i Napolit, De Bruyne, zbulon se i ka kërkuar mendimin fëmijëve të tij për një transferim te Napoli këtë verë.
Ylli belg u transferua në “Stadio Maradona” si transferim i lirë pasi kaloi dhjetë vjet te Manchester City.
"Ishte opsioni më i mirë. Kishte shumë oferta, por unë zgjodha kampionët italianë", tha De Bruyne për “Corriere della Sera”.
"Ata luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Conte është një trajner i mrekullueshëm. Kur je i ri, vendos vetë, por tani i kam pyetur edhe fëmijët e mi. Më i madhi është 10 vjeç; është një fazë e rëndësishme e rritjes së tij."
‘KDB’ u pyet nëse do të preferonte të fitonte titullin e Serie A apo Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe përgjigjja e tij ishte disi e habitshme.
"Është gjithçka e vështirë! Unë kurrë nuk e kam fituar Scudetton dhe kam pasur fatin të fitoj Ligën e Kampionëve. Do të ishte fantastike të fitonim titullin italian për herë të parë.”, tha ai.
I pyetur se cilët janë rivalët më të rrezikshëm në garën për Scudetton, De Bruyne theksoi:
“Interi ka më shumë qëndrueshmëri se të tjerët dhe ka cilësi. U përballa me ta në finalen e Ligës së Kampionëve, por disa ekipe mund të garojnë në një nivel të lartë. Milani gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm, pavarësisht fillimit të gabuar. Ata kanë avantazhin e përqendrimit vetëm në ligë."
Bashkatdhetari i De Bruyne, Romelu Lukaku, ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe do të mbetet jashtë fushave për më shumë se tre muaj.
“Është një humbje e rëndë për ne, por një ekip i shkëlqyer duhet të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje kur dikush lëndohet. Të tjerët duhet të jenë gati”, tha De Bruyne.
De Bruyne shënoi në debutimin e tij në Serie A të shtunën, duke kontribuar në fitoren 2-0 të Napolit kundër Sassuolos.
KosovaPress
Ndeshja e tyre e radhës është kundër Cagliarit në Stadio Maradona të shtunën, më 30 gusht.