E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë, dy klube me emër vihen pas tij

- Bota Sot

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë, dy klube me emër vihen pas tij

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, nuk ka arritur të lërë përshtypjen e pritur te Rangers dhe së fundmi është lënë jashtë skuadrës për një ndeshje të kampionatit.

Kjo situatë ka nxitur thashethemet në mediat britanike dhe rrjetet sociale, ku përmenden interesime nga Sevilla në Spanjë dhe Udinese në Itali.

Raportimet sugjerojnë se një tarifë prej 4 deri 5 milionë euro mund të mjaftojë për ta bindur klubin skocez të pranojë shitjen.

Rangers e transferoi Bajramin verën e kaluar për një shifër prej 4 milionë eurosh, dhe tani synon të paktën ta rikuperojë atë shumë.

Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në maj 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e mesfushorit shqiptar në treg është rreth 3 milionë euro.



Read it all at Bota Sot