Shkëndija në Bullgari drejt suksesit evropian

- Bota Sot

Shkëndija në Bullgari drejt suksesit evropian

Kuqezinjtë me epërsinë 2:1 përballë Ludogoretsit, të enjten kërkon kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Pas barazimit me Arsimin në javën e tretë të kampionatit vendor (0:0), ekipi i Shkëndijës ka kthyer vëmendjen tërësisht te ndeshja e kthimit në play-off të Ligës së Evropës kundër Ludogoretsit.

Kuqezinjtë sot paradite zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pasdite janë nisur drejt Bullgarisë. Për të shmangur lodhjen nga rruga e gjatë, udhëtimi është organizuar me ndalesë në Sofje, ku sonte ekipi do të qëndrojë, ndërsa nesër do të vazhdojë drejt qytetit të Razgradit.

Sipas protokollit të UEFA-s, të mërkurën Shkëndija do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Huvepharma Arena”, ndërsa trajneri dhe një prej futbollistëve do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt këtij dueli në ndeshjen e kthimit, me epërsi të rëndësishme, pasi në takimin e parë në Shkup siguruan fitore 2:1.

Të enjten në mbrëmje (ora 19:30), Shkëndija do të kërkojë të bëjë historinë duke synuar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, një arritje e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoni. 



Read it all at Bota Sot