Leon Avdullahu zgjedh Kosovën

- Bota Sot

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën

Futbollisti 21-vjeçar, Leon Avdullahu, ka vendosur të luajë me fanellën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën mbrëma kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës”, ka shkruar presidenti i FFK-së në faqen e tij në Facebook, duke shtuar se Avdullahu e ka njoftuar për vendimin sonte, derisa atij i ka paraprirë një takim që kishin zhvilluar kohë më parë.

Ademi theksoi se ky është një hap i madh për Kombëtaren e Kosovës, duke e vlerësuar se futbollisti ka zgjedhur të ndjekë zemrën dhe prejardhjen e tij.

Avdullahu së fundmi është transferuar nga Baseli te Hoffenheim, klub i elitës gjermane. Ai deri më tani ka luajtur gjashtë ndeshje për përfaqësuesen U21 të Zvicrës, si dhe në grupmosha tjera të shtetit helvetik.



Read it all at Bota Sot