Bajer Leverkusen pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si trajner i skuadrës.
Në një paraqitje të zbehtë dhe të ngadaltë, holandezi analizoi humbjen e skuadrës së tij, ku rastet për gol ishin të pakta: “Qartë që jam i zhgënjyer,” tha Ten Hag. “Ishte një ndeshje me shumë pak raste dhe Hofenhajm ishte më efektiv.
Nuk arritëm shpesh të futemi në zonën e kundërshtarit. Dy herë nuk u përqendruam dhe pësuam gol. Kemi shumë punë përpara, gjë që nuk është e papritur. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë.”
Xherell Kuansah shënoi golin e parë për Leverkusen në minutën e gjashtë, por golat e Fisnik Asllanit dhe Tim Lemperle siguruan një fitore 2-1 për vizitorët. Leverkuseni do të udhëtojë për te Verder Bremeni javën e ardhshme.